Në Përkujtim të Pastor Randy Harvey

Misionari nuk vdes. Ai si orakulli predikoj për misionin, bashkoj grigjën rreth qëllimit të misionit, duke lënë gjurmë në jetën shumë njerëzve dhe shkon në përjetësi duke lënë pas vetes frymën e dashurisë, besnikërisë, mirësisë dhe shpirtin human, si një shkëndijë vezulluese për brezat e ardhshëm.
Randy Harvey erdhi në Kosovë më shumë se 12 vjet më parë, menjëherë pas luftës, me një dashuri të skajshme nga Perëndia për popullin Kosovar. Ai filloj të punoj në Malishevë me anë të ndihmës humanitare, me qasje nga Europa Lindore ( Mercy Project), dhe shërbime tjera të ndryshme në dobi të komunitetit Kosovarë. Në vitin 2001 puna u kthye në mbjellje të një Kishe në Malishevë ku Randy Harvey u caktua Pastori i saj. Ai, si Pastori kryesor i kësaj Kishe u emrua nga Kalvar Chapel Murrieta. Lycia Harvay gruaja e Randy Harvay ndihmonte burrin e saj në shërbese në mënyra të ndryshme, duke përfshirë udhëheqjen e adhurimit, gatimin për kishën çdo javë, e shumë aspekte të tjera. Ata kanë një vizion të madh dhe Perëndia ka përdorur talentet e tyre të shumta për të parë atë vizion të permbushet nga këmbëngulja së tyre ndër këto vite.
Në mëngjesin e 24 korrikut Randy Harvey pësoi një sulm masiv në zemër dhe shkoi të jetë me Perëndinë tonë. Familjaret dhe i gjithë komunitetit i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës janë të pikëlluar për humbjen e vëllait, dhe mikut tone të dashur Pasorit Randy Harvey.
Shërbesa memoriale për Randy Harvey do të mbahet të enjten, më datë, 26 korrik 2012 duke filluar nga ora 15:00, tek Shtëpia e Kulturës në Malishevë.
Ju ftojmë dhe ju nxisim që të vini dhe të tregoni mbështetje për familjen Harvey dhe për gjithë komunitetin e Krishterë gjatë kësaj kohe të vështirë, të kujtojmë ndikimin e thellë dhe të gjerë që bëri ky njeri i Perëndisë ne vendin tonë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|









