Në Ditën e Paqes, Qeveria falënderon besimtarët e Kishës Ungjillore
Të martën, 12 qershor 2012, me rastin e Ditës së çlirimit të Kosovës, Qeveria e Kosovës
u dedikoi një monument mirënjohjeje dhjetëra ndërkombëtareve dhe organizatave të
cilat kanë kontribuar në paqen dhe mirëqenien e vendit. Sipas organizatorëve të ngjarjes,
monumenti është ndërtuar për të shprehur “ …vlerësimin dhe falënderimin tonë për veprat
tuaja humanitare në mbrojtje dhe mbështetje të Popullit të Kosovës dhe vlerave të përgjithshme
të civilizimit dhe njerëzimit”.
që kanë investuar zemrat dhe fondet e tyre, grupet si Caritas, Care International, Kryqi i Kuq
Ndërkombëtar, Mjekët e Botës, Rotary Club International dhe Mercy Corps. Pëveç kësaj, u
nderuan edhe Nehemia dhe Samaritan’s Purse.
Qeveria e Kosovës gjithashtu falënderoi besimtarët Protestantë Ungjillorë për gjithë ndihmën e
tyre dhënë popullit të Kosovës ne mes të viteve 1999-2012. Motoja përcjellëse e kësaj ngjarje
ishte thënia e vjetër shqipe: ”Miku i mirë në ditë të vështira”.
KPUK ka pasur privilegjin të marrë këtë çmim në emër të mijëra besimtarëve të krishterë
protestantë që kanë dhënë aq shumë nga jeta dhe te mirat e tyre për të mirën e këtij vendi.
Presidenti i KPUK-ut, Sekretari dhe stafi i Zyrës ishin të pranishëm në përurimin e monumentit
historik, dhe në emër të Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës, Sekretari Brian Gibson me
përulësi pranoi certifikatën e mirënjohjes lëshuar nga Zyra e Kryeministrit. Në mungesë të
Kryeministrit Hasim Thaqi, Ministri i Kulturës Memli Krasniqi ndau certifikatat. Ambasadori
Italian Giffoni dha një fjalë përshëndetëse në emër të Komunitetit Ndërkombëtar në Kosovë.
Anëtarët e KPUK-ut dhe të gjithë që janë pjesë e kësaj bashkësie le të luten tani për
përmbushjen e Fjalës së Jezusit nga Mateu 5:16, “...le të shndritë drita juaj para njerëzve, që
të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej”. Drita shndriti; veprat
tuaja të mira janë parë; tani le të lutemi që atyre që u është dhënë dëshmia të lavdërojnë Atin
tonë qiellor!
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|









