Kisha e Kosovës e mirëpret Xhorxh Verver - një hero i besimit tonë
Xhorxh Verver
Do të flet në Prishtinë me 9 maj, 2012

Pak për Z.Xhorxh Verver
Xhorxhi dhe bashkëshortja e tij Drena
Sapo erdhi në besim në Krishtin në moshën 16 vjecare, Xhorxhi i tha Perëndisë, “Vetëm një gjë e dua në jetë-dua të mësoj të lutem, të të dua, dua të të njoh dhe të kem bashkësi me ty.” Ai nuk ka luajtur nga ky parim. Brenda një viti që nga shpëtimi i tij, rreth 200 shokë të klasës gjithashtu e kishin gjetur një marrëdhënie me Perëndinë e gjallë përmes Jezus Krishtit. Perëndia i dha atij një dëshirë që ta ndajë Ungjillin në rajone jashtë vendit të tij të lindjes, SHBA-së, dhe filloi të ndërrmerr udhëtime verore në vitin 1957 që të shpërndajë kopje të Ungjillit të Gjonit në Meksikë. Pas jo shumë kohe ai u përfshi në shërbesë në Spanjë, pastaj Rusi, dhe u bë e qartë se Perëndia kishte gjëra të mëdha për këtë njeri të gatshëm t’i thotë “Po!” Perëndisë.
Pasioni i tij kishte filluar, dhe ju do ta shihni se pesë dekada më vonë, nuk është zbehur në asnjë mënyrë!
Ngjarjet e DitësE mërkurë, 9 maj 2012
Jo vetëm që organizata të cilën ai e themeloi, OM-i, e prekë botën me mesazhin e Jezu Krishtit (me mbi 6,000 punëtorë në mbarë botën), vetë zt.Verver vazhdon të ketë ndikim mbarëbotërorë, dhe ne do të bekohemi nga ardhja e tij. Në këtë ditë, ai do t’i adresoj pastorët kosovarë dhe udhëheqësit gjatë një dreke, të pasuar nga një mundësi në mbrëmje për të gjithë besimtarët në Kosovë që të kënaqen dhe të sfidohen nga puna e Zotit në jetën e tij. Dita duket të jetë bekim dhe ne shpresojmë të shohim shumë prej jush atje.
18:00-20:15
Bashkësi & adhurim me anëtarët e kishës së Kosovës
(Bashkësia e Popullit të Zotit)
Bashkësia e Popullit të Zotit i ka hapur dyert e veta me shpresë që të gjithë besimtarët nga e tërë Kosova do ta shfrytëzojnë mundësinë që ta dëgjojnë një mesazh të mrekullueshëm nga Pastor Xhorxh Verver dhe të kënaqën me një mbrëmje adhurimi të drejtuar nga Astrit Morina.
Në Mbyllje
Falenderime të veçanta i shkojnë SMILE International për mbështetjen e tyre bujare në realizimin e këtij takimi, si dhe Pastor Artur Krasniqit dhe bashkësisë që ai e pastoron, Bashkësisë së Popullit të Zotit, duke e siguruar një vendtakim për kohën e bashkësisë dhe Astrit Morinës për kohën e adhurimit me të cilën do të kënaqemi atë mbrëmje. Presim me padurim të dëgjojmë më tepër nga SMILE gjatë ngjarjes së ditës. Dhe natyrisht se ne i jemi borxhlinj vetë zt.Xhorxh Verver për vizitën e tij dhe investimin e kohës së tij si dhe zemrën e tij për popullin e Kosovës. Perëndia vazhdoftë ta bekojë dhe udhëheqë atë përderisa presim me padurim që ta shohim atë dhe shumë prej jush të mërkuren me 9 maj!