Kuvendi IX i KPUK-ut
Me kënaqësi të madhe po ju shkruajme për Kuvendin e 9-te vjetor të KPUK-ut. Ne ishim të kënaqur që t’a shohim secilin prej Jush, dhe u inkurajuam pamasë për punën e madhe që po bëni në të gjithë Kosovën.
Ky Kuvend ishte më ndryshe nga Kuvendi i fundit. Ne si komunitet kishim privilegjin të shohim disa pjesë nga Samiti Botëror i Udhëheqjes."Pishtarmbajtësit" nga Erseka, Shqipëria ofruan mbështetje të plot për këtë Samit. Për të qenë më të qart ky ishte nje mini-samit, apo vetëm hyrje në Samitin Botëror të Udhëheqjes. Jeff Diehl, njëri nga anetarët e Këshillit të KPUK-ut ka qenë i deleguar nga KPUK-u për të nxitur më tej Samitin në Kosovë dhe për t’a lëvizur atë në hapa të mëtejmë. Ne tani kemi caktuar datën për Samitin Botëror të Udhëheqjes, i cili do të mbahet me 19-20 tetor 2012. Për më shumë informacione specifike do t’ju njoftojmë me kohë.
Në këtë vit kemi qenë shumë të bekuar me pjesëmarrjen e madhe të të rinjve në Kuvend, që është mbajtur në mbrëmjen e parë të Kuvendit. Nën kujdesin e Fisnik Çitakut (anetar i KiSh-it të KPUK-ut) Pajtim Smolica dhe gjithë antarët e komisionit të të rinjve për punën e shkëlqyer që kanë bërë me organizimin e kësaj ngjarjeje. Më shumë se 100 të rinjë u bekuan me një mesazh nga Fjala e Perëndisë të sjellur nga Karl Halverson, dhe me një kohë të mrekullueshme të adhurimit të udhëhequr nga Shpresa Sefedini dhe grupi i adhurimit.
Dita e dytë, dita e Biznesit ishte po aq intensive sa e para. Nga dyzet e katër (44) anëtarë që KPUK-u kishte në atë kohë, tridhjetë e tetë (38) përfaqësues ishin të pranishëm në Kuvend, shifër kjo mjaft e kënashme! Jemi të bekuar duke parë përkushtimin tuaj për të quar përpara Mbretërinë e Perëndisë në Kosovë, dhe duke parë KPUK-un si një shtëpi të përbashkët për të gjithë ne. Të gjitha idetë e dhëna në kuvend janë të regjistruara dhe do të shqyrtohen me kujdes.
Unë jam i kënaqur që të konfirmoj se Kuvendi ka miratuar shpenzimet e vitit të kaluar dhe buxhetin për vitin e ri.
Në këtë Kuvend janë pranuar tre anëtarë të rinjë, Kisha Rilindja e Kosovës,Gjakovë; Bashkësia Familja, Gjakovë dhe Kisha e Nazaretasit, Therandë. Pranimi i kishave të reja ka sjellë numrin e anëtarëve në 47. Më këtë rast dua që t’ju uroj mirëseardhje anëtarëve të rinjë!
Në këtë Kuvend njëri nga anëtarët e Këshillit të KPUK-ut pas mandatit e tij tre vjeçar u zëvendësua me një anëtar të ri. Krëshnik Alixhiku përfundoi mandatin e tij, ndërsa Këshillit i’u bashkangjit Hilki Berisha. Ne shprehëm falenderimet tona për përkushtimin që ka dhënë Kreshnik Alixhiku gjatë këtij mandati, dhë njëkohësisht duam t’i urojmë mirëseardhje Hilki Berishës!
Gjithashtu, në këtë Kuvend u krijua një Komision i ri, me përfshirje të gjerë (në një mandat të shkurtër) për çështjen e Statusit të Shërbestarit në Kosovë. Ky komision do të udhëheqet nga David Thomas ( anëtar i KiSh-it ). Komisioni ka për qëllim hulumtimin e praktikave më të mira në lidhje me këtë çështje dhe pastaj rekomandimet e tyre do t’i sjellin para Këshillit. Le të lutemi për urtësinë e Perëndisë që të jetë mbi gjithë ata që janë të përfshirë në këtë çështje të ndjeshme!
Ju lutem, na lejoni t’iu falenderhem për pjesëmarrjen fisnike në këtë Kuvend. Komentet pozitive që kemi marrë nga shumica prej jush, në masë të madhe na inkurajojnë për të ecur përpara. Unë duhet të them se ardhja Juaj është ajo që e bëri këtë Kuvend të shkëlqej.
Në fund me lejoni që t’ju falënderoj të gjithë Ju, emrat e të cilëve do përmenden në vazhdim:
- Bashkësia e Popullit të Zotit, për përdorimin e objektit të tyre, gjithashtu për shërbimin e mahnitshëm të Leonores dhe Lumit së bashku me ekipin e tyre.
- Bashkësia Ungjillore e Mesisë, për Grupin e Adhurimit të cilët na kanë udhëhequr në një kohë të mahnitshme në adhurim, të drejtuar nga Shpresa Sefedini.
- “Pishtarmbajtësit" nga Erseka për Samitin Botëror të Udhëheqjes dhe për mbështetjen e tyre të plot në këtë Kuvend.
- Jeff Diehl, Brian Gibson, Lule Potera dhe Naile Bytyçi për kujdesin e tyre vigjilent në bërjen e sigurt të çdo gjëje gjatë dy ditëve të plota në Kuvendit.
Këshilli i KPUK-ut është duke hyrë në vitin e ri të punës, duke i besuar Zotit për bekime të reja. Për çdo gjë që keni nevoj, ju lutem mos hezitoni dhe mos ngurroni të na kontaktoni në telefon ose me e-mail, apo të na vizitoni
Data të rëndësishme
Duam që t’ju informojmë për këto data shumë të rëndësishme dhe Ju lutemi që t’i ndani me të tjerët. Për hollsi të mëtejshme do t’iu njoftojmë me kohë. 8 Prill
Shërbesa e Pashkës në Prishtinë
26-28 Prill
Konferenca për Drejtuesit në Shqipëri
9 Maj
Vizita e Georg Verwer, themelues i OM-it
Takim me drejtuesit në Prishtinë (vetëm me ftesa)
9 Maj
Vizita e Georg Verwer themeluesit të OM-it
Shërbesë e përbashkët tek BPZ- ja e Prishtinë (e hapur për të gjithë)
Samiti Botëror i Udhëheqjes
Ne shpresojmë që jeni kënaqur duke parë pjesë të këtij samiti që ju kemi ofruar gjatë këtij Kuvendi. Ngjarjen e plot (ne kemi dëgjuar 3 mësime, kurse i gjithë Samiti përfshinë 8 mësime) që do të mbahet nga 19 – 20 tetor në Kosovë. Për më shumë informacione do të informoheni në buletinin tonë të ardhshëm. Ne e dimë se tetori është ende larg, por duam t’ju informojmë tani në mënyrë që Ju të planifikoni të bashkoheni me ne në këtë kohë miqësie dhe frymëzimi!
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|









