Shpërndaje me Postë Elektronike Shtyp PDF

 

         Shkarko kërkesat për lutje(PDF)

 

31 JANARI i çdo viti shënon

Ditën Ndërkombëtare të Lutjes, Agjërimit dhe Dhënies për Kosovën


Është gati si një traditë, dhe si e tillë mjaft e mirë, në botën e Krishterë që një ditë e vitit të ndahet veç për t’iu lutur Perëndisë për punët para nesh për atë vit. Njerëz, Kisha e Institucione të ndryshme anë e kënd rruzullit duket po e rrisin këtë praktikë gjithnjë e më shumë. Gjatë kohërave më të hershme, kur teknologjia informative nuk ishte kaq e sofistikuar sa kjo e ditëve tona, me të hapur derën më mëngjes kishte të ngjarë të gjeje një pliko nga bota e largët të cilët të bënin thirrje t’u bashkohet atyre dhe qindra e mijërave njerëzve të tjerë të lutjes përgjatë rruzullit tokësor  për çështje të ndryshme. Sot, një thirrje e tillë bëhet kryesisht përmes Internetit. 

Dita Ndërkombëtare e Lutjes për Kosovën

Janari i vitit 1999 na kujton kohën kur lufta në Kosovë dukej pothuaj e pashmangshme. Zjarri i luftës ishte përhapur gjithandej nëpër Kosovë dhe Prishtina ishte gati si një oazë ku njerëzit gjenin strehim. Besimtarët e kishave të ndryshme ishin organizuar për t’u ardhur në ndihme kosovarëve që tashmë ishin shndërruar refugjatë në vendin e tyre. Ndihma ishte e madhe dhe e pakursyer.

Por…“ngre sytë lart prej nga do të më vijë ndihma, ndihma ime vjen nga Zoti” thotë Bibla. Pikërisht, ndihma e vërtet për Kosovën mund të vijë vetëm nga Zoti, dhe paqja e vërtet mund të arrije vetëm nga siguruesi i paqes – Perëndia i Paqes.

Ftesa për Lutje

Nga një zyre e improvizuar dhe në kushte aspak zyreje, Kisha e Kosovës filloi të dërgojë me qindra e mijëra emaila nëpër të gjitha anët e botës duke u kërkuar bashkë besimtarëve tanë që
31 JANARIN ta ndajnë veç për LUTJE, AGJËRIM E DHËNIE PËR KOSOVËN.

E njëjta ftesë iu dërgua dhe autoriteteve të Kosovës. Presidenti, tashmë i ndjerë, Dr Ibrahim Rugova pranoi një ftesë. Mes tjerash, ai në letër u kujtua se “Vetëm kombet Zoti i të cilëve është Perëndia, janë kombe të prosperuara”. RTSH në Lajmet satelitore të mbrëmjes raportoi për këtë ngjarje të rëndësishme për vendin tonë.
Njëkohësisht, me mijëra reagime kishin arritur në adresën tonë të emailit duke na siguruar që gjatë kësaj dite do të qëndrojmë krah-për-krah me besimtarët kosovarë. Nëpër qendrat e Kosovës ishin organizuar lutje, dhe bukuria e saj ishte se të gjithë besimtarët qëndronin si një në lutje për popullin e Kosovës.

Ftesa vazhdon

Pasi lufta e Kosovës mbaroi, pasi trupa paqeruajtëse të NATO-s u vendosën për të siguruar paqen në Kosovë, dikush mund të pyes, a ka më nevojë për ta ndarë këtë ditë veç për lutje e agjërim për Kosovën?
  • Nëse marrim për bazë gjendjen ekonomike në vend;
  • Nëse marrim për bazë gjendjen e brishtë të sigurisë në veri të vendit;
  • Nëse marrim për bazë nivelin e lartë të varfërisë në vend;
  • Nëse marrim për bazë nivelin e lartë të korrupsionit në shoqërinë tonë për të cilin shtypi vendor raporton rregullisht;
  • Nëse marrim për bazë nevojën kaq të madhe që populli i Kosovës t’i kthehet Zotit mbi gjithçka tjetër,… atëherë përgjigja është e gatshme se

PATJETËR është e nevojshme që qëndrojmë në ndërmjetësim para Perëndisë për Kosovën dhe popullin e saj.
Andaj, të gjithë atyre që përgjatë gjithë këtyre viteve kanë qëndruar me ne në lutje ndërmjetësimi për Kosovën, duam t’ju bëjmë thirrje që të bashkoheni me të gjithë besimtarët tjerë të Kosovën në këtë ditë të ndarë veç, të quajtur
DITA NDËRKOMBËTARE E LUTES, AGJËRIMIT DHE DHËNIES PËR KOSOVËN.
Zoti ju bekoftë derisa e bëni këtë.
    
 

Lajme Blic

Të nderuar vizitorë,

Mirë se erdhët në faqen zyrtare të Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës (KPUK). Ne shpresojmë të kemi siguruar informacion të bollshëm për interesimin tuaj. Për çdo pyetje shtesë, luteni të mos hezitoni në na kontaktoni përmes postës sonë elektronike: kishaprotestante@ipko.net ose në SKYPE kpeckosova.


Darka e Lamës

Me 23 tetor në Prishtinë do të festohet Dita e Falenderimi apo quajtura “Darka e Lamës”.

Samiti Botëror i Udhëheqjes

Më datë 19-20- tetore 2012 në Prishtinë do të mbahet Samiti Botëror i Udhëheqjes.
Për më shumë informacione ju lutem kontaktoni zyren e KPUK-ut në
Email: kpec.office.kosova@gmail.com

Kuvendi i KPUK-ut 2013

Kuvendi i ardhëshëm i KPUK-ut do të mbahet me 8-9 mars 2013,
për më shumë informacione do të njoftoheni me kohë.