Shpërndaje me Postë Elektronike Shtyp PDF

Krerë të lartë fetarë u mblodhën në Patriarkanën e Pejës

 
 

 

Nën organizimin e Norwegian Church Aid (Kishës Norvegjeze për Ndihma) në Patriarkanën Ortodokse të Pejës u mbajt takim me drejtuesit fetarë të vendit. Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës (KPUK) u përfaqësua nga Kryetari Pastor Artur Krasniqi.

 

Më 2 dhe 3 Maj 2006, Patriarkana e Pejës ishte nikoqire e takimit ndërfetar me ç’rast drejtuesit më të lart fetar të vendit u takuan së bashku në mjediset e kësaj kishe ortodokse në perëndim të Kosovës, në qytetin e Pejës. Tema e takimit ishte "Konferenca ndëfetare për bashkëjetesën paqësore dhe dialog". Qëllimi i kësaj mbledhje dy ditore ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet bashkësive fetare të Kosovës si dhe rritja e tolerancës fetare në vend.

Të pranishëm në këtë ngjarje tejet të rëndësishme ndërfetare ishin përfaqësuesit më të lartë e të gjitha bashkësive fetare në vend: Pastor Artur Krasniqi kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës; Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës z. Naim Tërrnava, Metropolitani Amfilohije i Malit të Zi i cili përfaqësonte Patriarkun Pavle nga Kisha Ortodokse Serbe, Kancelari i Kishës Katolike të Kosovës Don Shan Zefi, si dhe Rabini Yitchaak Asiel nga Beogradi në përfaqësim të komunitetit hebre.

Konferenca zgjoi interesim të madh edhe në mesin e popullatës dhe të përfaqësuesve politikë të vendit. Të pranishëm në numër të madh ishin gazetarët si dhe përfaqësues të UNMIK-ut, OSBE-së, Këshillit të Europës, BE-së, përfaqësues nga zyrat diplomatike dhe të ndërlidhjes të akredituara në Kosovë si dhe ata të KFOR-it.

Dita e parë e konferencës u kryesisht u përqendrua në deklaratat e përfaqësuesve të bashkësive fetare të Kosovës si dhe hartimin e deklaratës së përbashkët të konferencës. Pastor Artur Krasniqi, si njëri ndër folësit e këtij samiti në adresimin e tij kryesisht u përqendrua në nevojën për bashkëpunim ndërmjet bashkësive fetare duke e pasur faljen si parim bazë. Duke e cituar Martin Luterin, Pastor Krasniqi theksoi se “Lufta është mortaja më e keqe e njerëzimit”. Por, falja, siç potencoi ai, është urdhër i Perëndisë. “Le t’i japim rast faljes në mënyrë që drejtësia e Perëndisë të shkojë në vend” përmbylli Krasniqi.

Është koha që secili në shoqërinë tonë të mbështes këtë proces. Është koha të njohim dhe pranojmë trashëgiminë tonë të përbashkët, të njohim dhe respektojmë kulturat e njerëzve të ndryshëm, që e bëjmë këtë vend më të mirë.

Rreth orës 13.00 të gjithë përfaqësuesit fetarë mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp. Në konferencën me gazetarë njëzëri u shpreh nevoja për thellim të bashkëpunimit ndërmjet bashkësive fetare.

Dita e dytë e konferencës u veçua kryesisht me vizita të shumta që të gjithë delegatët ua bënë faltoreve të bashkësive të ndryshme fetare në Pejë dhe Deçan si dhe vizita Kuvendeve Komunale të Pejës dhe Deçanit me ç’rast u pritën nga kryetarët e Kuvendeve Komunale përkatëse.

Në fund të konferencës u nxor një deklaratë e përbashkët përmes së cilës shprehet zotimi që takime të ngjashme të vazhdojnë të mbahen çdo vit. Drejtuesit fetarë u pajtuan që nikoqire e radhës e takimit ndërfetar të jetë Bashkësia Islame e Kosovës, e kështu radhazi. 

 

- SHKARKO Fjalimin e plotë të Pastor Artur Krasniqit   

- SHKARKO Deklaratën e përbashkët për shtyp të Konferencës  

 

Lajme Blic

Të nderuar vizitorë,

Mirë se erdhët në faqen zyrtare të Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës (KPUK). Ne shpresojmë të kemi siguruar informacion të bollshëm për interesimin tuaj. Për çdo pyetje shtesë, luteni të mos hezitoni në na kontaktoni përmes postës sonë elektronike: kishaprotestante@ipko.net ose në SKYPE kpeckosova.


Darka e Lamës

Me 23 tetor në Prishtinë do të festohet Dita e Falenderimi apo quajtura “Darka e Lamës”.

Samiti Botëror i Udhëheqjes

Më datë 19-20- tetore 2012 në Prishtinë do të mbahet Samiti Botëror i Udhëheqjes.
Për më shumë informacione ju lutem kontaktoni zyren e KPUK-ut në
Email: kpec.office.kosova@gmail.com

Kuvendi i KPUK-ut 2013

Kuvendi i ardhëshëm i KPUK-ut do të mbahet me 8-9 mars 2013,
për më shumë informacione do të njoftoheni me kohë.