Shpërndaje me Postë Elektronike Shtyp PDF

U zgjodh Kryetari i ri i KPUK-ut

 

Prishtinë, 13.11.2010

Kuvendi Vjetor i KPUK-ut përmbylli në mënyrë të suksesshme punimet e veta.
Anëtarët e KPUK-ut të përfaqësuar në Kuvend, mes tjerash, me shumicë votash nxorën edhe këto vendime:

  •    Miratuan Raportin e Kryetarit të deritanishëm të KPUK-ut;
  •    Miratuan buxhetin për vitin e ri fiskal;
  •    Miratuan amendamentimet në Statutin dhe Aktet Nënligjore të KPUK-ut;
  •    Zgjodhën Këshillin e ri drejtues prej shtatë anëtarësh
  •    Zgjodhën Kryetarin e ri të KPUK-ut.


Kuvendi i KPUK-ut vendosi t’ia besojë këtë detyrë Pastor Dr. Femi Cakollit.


Biografi e kryetarit tё KPUK-ut:

Femi Cakolli, u lind më 1 mars 1969, në fshatin Krilevë të komunës së Kamenicës.
Shkollimin fillor e mbaroi nё fshat, kurse gjimnazin nё Kamenicё.
Prej vitit 1990-1992, ai ishte kryetar i Shoqërisë Kulturore “Albana” në Kamenicë.
Në besimin e krishterë u kthye më 15 mars 1992.
Prej vitit 1994, ai është pastor i Kishës “Bashkësia Ungjillore e Mesisë”.
Më 1995 diplomoi në Universitetin e Prishtinës, në degën e letërsisë shqipe.
Prej vitit 1997, ai është editor i Shtëpisë Botuese “Tenda” dhe kryeredaktor i revistës “Letra e Gjallë”.
Më 1999 u martua me Belkize Kryeziun nga Prizreni. Tani ata kanë tre fëmijë: Elira, Sioni dhe Jerina.
Më 2002 mbrojti tezën e magjistraturës me titull “Kodi biblik në letërsinë shqiptare”.
Më 2006 mbrojti tezën e doktoratës me temë  “Hiperteksti biblik në letërsinë e Kosovës”.

Veprat e botuara:
1.   Kodi biblik në letërsinë shqiptare (kritikë)
2.   Pamfletet e mia krishtere (doktrinë)
3.   Hiperteksti biblik në letërsinë e Kosovës (kritikë)
4.   Mish fryme (poezi)

 

Lajme Blic

Të nderuar vizitorë,

Mirë se erdhët në faqen zyrtare të Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës (KPUK). Ne shpresojmë të kemi siguruar informacion të bollshëm për interesimin tuaj. Për çdo pyetje shtesë, luteni të mos hezitoni në na kontaktoni përmes postës sonë elektronike: kishaprotestante@ipko.net ose në SKYPE kpeckosova.


Darka e Lamës

Me 23 tetor në Prishtinë do të festohet Dita e Falenderimi apo quajtura “Darka e Lamës”.

Samiti Botëror i Udhëheqjes

Më datë 19-20- tetore 2012 në Prishtinë do të mbahet Samiti Botëror i Udhëheqjes.
Për më shumë informacione ju lutem kontaktoni zyren e KPUK-ut në
Email: kpec.office.kosova@gmail.com

Kuvendi i KPUK-ut 2013

Kuvendi i ardhëshëm i KPUK-ut do të mbahet me 8-9 mars 2013,
për më shumë informacione do të njoftoheni me kohë.